Kina “hakmerret” ndaj SHBA-së, rrit tarifa në 84% ndaj mallrave amerikane

Kina “hakmerret” ndaj SHBA-së, rrit tarifa në 84% ndaj mallrave amerikane

Ministria e Financave e Kinës ka njoftuar një rritje drastike të tarifave për mallrat e importuara nga Shtetet e Bashkuara, duke e çuar normën tarifore nga 34% në 84%.

Këto tarifa të reja do të hyjnë në fuqi më 10 prill, si kundërpërgjigje ndaj vendimit të presidentit amerikan Donald Trump për të rritur tarifat për mallrat kineze me 104%.

Më herët Pekini Zyrtar lajmëroi se do të kishte kundërmasa të vendosura nëse Trump do të përmbushte premtimin e tij për të rritur tarifat e SHBA-së për mallrat kineze në 104%.

Tensionet tregtare mes dy superfuqive tregtare janë përshkallëzuar, duke shkaktuar pasiguri në tregjet ndërkombëtare, sidomos në Evropë dhe SHBA, raporton rtsh.

Share This