
Lajm i keq për Bayernin, Neuer dhe Coman s’luajnë kundër Interit
Bayern Munich para pak minutash e ka përmbyllur seancën e fundit stërvitore në prag të përballjes së shumëpritur ndaj Interit, që do të zhvillohet nesër në mbrëmje në orën 21:00.
Sipas ‘Sky Sport’, seanca e fundit stërvitore ka konfirmuar mungesën e dy lojtarëve kryesor te bavarezëve, portierit Manuel Neuer dhe anësorit Kingsley Coman.
Të dy lojtarët u përpoqën të stërviten sot në fushë, por nuk do të jenë në gjendje të jenë të gatshëm për ndeshjen ndaj Zikaltërve.
Lista e mungesave të Bayern Munichut përfshin gjithashtu edhe Alphonso Davies, dy qendërmbrojtësit Hiroki Ito dhe Dayot Upamecano, si dhe mesfushorin ofensiv Jamal Musiala.
Nga ana tjetër, lajmet pozitive për Kompany vijnë nga rikuperimi në kohë i Harry Kane dhe Leon Goretzkës, të cilët do të jenë në dispozicion për duelin me Interin.