
Gjesti i shëmtuar pas ndeshjes me Gallatën i kushton shtrenjtë Mourinhos
Federata Turke e Futbollit ka zyrtarizuar dënimin për Jose Mourinhos pas gjestit të shëmtuar që bëri në përfundim të derbit mes Fenerbahçes dhe Galatasarayt.
Sfida e e vlefshëm për Kupën e Turqisë u fitua nga ekipi i Gallatës ndërsa në fund trajnerin e portugez e lanë nervat dhe kapi nga hunda homologun e tij, Okan Buruk.
Në atë takim ku u nxorën plot katër kartonë të kuq ndërsa episodi mes dy trajnerëve ishte “qershia mbi tortë”.
Sot Federata Turke e Futbollit ka bërë me dije se Mourinho është pezulluar për tri takimet e radhës të ekipit të tij, i cili luan përballë Trabzonspor, Sivasspor dhe Kayserispor.
Gjithashtu portugezi është gjobitur edhe me një shumë prej 7000 mijë eurosh.