Vendosë presidentja, më 15 prill seanca konstituive e Kuvendit

Vendosë presidentja, më 15 prill seanca konstituive e Kuvendit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka caktuar 15 prillin si datë për mbajtjen e seancës konstituive të legjislaturës së re, e dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit.

Kjo u bë e ditur nga Presidenca para pak minutash.

“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në përputhje me autorizimet kushtetuese dhe afatet ligjore, ka thirrur mbledhjen e parë të Legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës për datën 15 prill 2025”, thuhet në njoftimin presidencial, raporton rtk.

Share This