Moti në Shqipëri me vranësira

Moti në Shqipëri me vranësira

Shqipëria sot do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme për shkak të masave ajrore të lagështa me origjinë perëndimore.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe me alternime të herëpashershme dhe afatshkurtra me kthjellime. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet kryesisht të ulët, ndërsa lokalisht reshjet do të jenë me intensitet deri mesatar në pjesën më të madhe të territorit për pjesën më të madhe të ditës.

Mjegullinë dhe shikim i reduktuar për shkak të reshjeve të shiut si dhe në orët e para të mëngjesit në zonat luginore.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – verilindje me shpejtësi mesatare 2-8 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era fiton shpejtësi 10-16 m/s shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-3 ballë.

Share This