Rrahmani optimist: Do të kualifikohem në Ligën B

Rrahmani optimist: Do të kualifikohem në Ligën B

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Albion Rrahmani, është shprehur optimist se Dardanët në Murcia do ta sigurojnë kualifikimin në Ligën B të Ligës së Kombeve.

Kosova të dielën në Murcia do të luajë ndeshjen kthyese të Play-off-it kundër Islandës. Kombëtarja jonë të enjten mbrëma mundi skuadrën islandeze (2-1) në ‘Fadil Vokrri’, duke bërë hapin e parë në garën për kalimin në Ligën B të Ligës së Kombeve.

“Ndeshja e djeshme ka qenë shumë mirë e planifikuar nga ne. Po besoj se me meritë e kemi arritur këtë rezultat”, ka thënë Rrahmani.

“Besoj që edhe në ndeshjen e dytë do ta bëjmë më të mirën dhe të kualifikohemi në Ligën B ku është edhe synimi jonë. Shpresoj që ta arrijmë këtë qëllim. Të gjithë janë të gëzuar për momentin dhe shpresoj që të vazhdojmë edhe të dielën”, ka pohuar Rrahmani.

Ndeshja kthyese mes Islandës dhe Kosovës fillon në orën 18:00 dhe do të transmetohet drejtpërdrejt në RTK.

Share This