Man United planifikon të shesë tetë lojtarë për blerjen e Bellingham

Man United planifikon të shesë tetë lojtarë për blerjen e Bellingham

Manchester United raportohet se po planifikon të shesë tetë lojtarë këtë verë në përpjekje për të siguruar fonde për blerjen e yllit të Sunderlandit, Jobe Bellingham.

Sipas medieve britanike, klubi nga ‘Old Trafford’ synon të largojë Victor Lindelof dhe Christian Eriksen, së bashku me Tom Heaton dhe Jonny Evans.

Ndërkohë, sipas ‘Standard Sport’, Casemiro, Kobbie Mainoo, Antony dhe Marcus Rashford gjithashtu pritet të largohen si pjesë e një ristrukturimi të madh nën drejtimin e trajnerit të ri, Ruben Amorim.

Siç raportohet Amorim është i dëshpëruar me përforcimet e verës së kaluar, pasi synon të ndërtojë një skuadër të freskët për sezonin e tij të parë të plotë në krye të United, pas largimit të ish-trajnerit Erik ten Hag.

Në krye të listës së afrimeve të dëshiruara është mesfushori i Sunderlandit, Jobe Bellingham, i cili shihet si lojtari ideal për të sjellë më shumë kreativitet në mesfushë.

Shitja e tetë lojtarëve pritet të krijojë mjaftueshëm fonde për të siguruar shërbimet e Bellingham, por situata mund të komplikohet, pasi Sunderland është pranë promovimit në Premier League, gjë që do të forcojë pozitat e tyre në negociata.

Për më tepër, rivalët si Brentford, Chelsea dhe Tottenham Hotspur janë gjithashtu të interesuar për talentin e ri, duke e vështirësuar edhe më shumë detyrën e Amorim, veçanërisht për shkak të pozitës së United në renditje dhe kufizimeve financiare.

Share This