
Moti me diell dhe vranësira të shpërndara
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se sot mban mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
“Vranësirat vende-vende mund te sjellin riga shiu , kryesisht në disa zona të kufizuara të pjesës perëndimore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-7 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga verilindja me shpejtësi 1-8m/s”, njofton IHMK