
Presidenti Ademi thotë se është i nderuar për vlerësimin dhe mbështetjen nga UEFA dhe Komiteti HatTrick
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ka thënë se ësjtë i nderuar për vlerësimin dhe mbështetjen nga UEFA dhe Komiteti HatTrick.
“Vazhdojmë me përkushtim, përgjegjësi e krenari nga projekti në projekt!”, ka shkruar Ademi në “Facebook”.
Për herë të parë Federata e Futbollit e Kosovës ishte nikoqire e një prej ngjarjeve të nivelit më të lartë ndërkombëtar në Prishtinë.
Gjatë takimit u prezantuan dhe shqyrtuan 22 projekte të paraqitura për aprovim në këtë Komitet nga federatat anëtare të UEFA-s.
Kujtojmë se programi HatTrick tash e 21 vite, ka financuar me mijëra projekte në vlera milionëshe.