
Çfarë ndodh me trofeun e Ligës Premier nëse Liverpooli siguron titullin herët
Liverpool ka vetëm nëntë ndeshje të mbetura dhe mban 15 pikë epërsi ndaj Arsenalit në tabelë, i cili ka një ndeshje më pak.
Asnjë skuadër në historinë e Ligës Premier nuk ka humbur ndonjëherë një epërsi kaq komanduese, me rënien e Manchester United në 1997/98 nga 11 pikë përpara që ishte rrëshqitja më e madhe e mëparshme.
Topçinjtë humbën një shans për të mbyllur diferencën pasi barazuan 1–1 me Man United javën e kaluar, duke e zgjatur ecurinë e tyre pa fitore në tri ndeshje.
Mikel Arteta refuzoi të komentojë shanset e skuadrës së tij për titull, por Liverpoolit do t’i duhej të humbiste ekuivalentin e pesë ndeshjeve, ndërsa Arsenali të fitonte të gjitha ndeshjet e mbetura për të barazuar pikët.
Nëse Reds vazhdojnë të fitojnë titullin, ata do të marrin zyrtarisht trofeun e Ligës Premier pas ndeshjes së tyre të fundit në shtëpi kundër Crystal Palace më 25 maj.
Andaj, lojtarët e Liverpoolit do të gëzoheshin në njëfarë mase, por do të duhej të presin deri në fund të muajit maj.
Skuadra angleze këtë javë u eliminua nga Liga e Kampionëve prej Paris Saint-Germain, ndërsa të dielën do të synojnë ta fitojnë Carabao Cup në finalen përballë Newcastle United.