
Sot protestë masive në Beograd
Një protestë e madh nën sloganin “15 për 15” po mbahet sot në Beograd me thirrjen e studentëve në bllokadë, të cilët kërkojnë përgjegjësinë për shembjen e një tende në Novi Sad dhe vdekjen e pesëmbëdhjetë personave.
Protesta “15 për 15” në Beograd, e organizuar nga studentët e gjithë Serisë do të fillon zyrtarisht në orën 16:00 para Kuvendit të Serbisë.
Para kësaj do të organizohen tubime në disa lokacione të qytetit, nga ku njerëzit do të ecin drejt parlamentit.
Para kësaj do të organizohen tubime në disa lokacione të qytetit, nga ku njerëzit do të ecin drejt parlamentit. Si përfaqësues të qeverisë ashtu edhe studentët bëjnë thirrje për një protestë paqësore.
Mijëra qytetarë të preton në mbrëmje e së premtës kanë dalë në rrugët e Beogradit për t’i mirëpritur studentët në kryeqytetin e Serbisë nga qytete të ndryshme për protestën e madhe.
Protestuesit në njoftimin e tyre thonë se sot më 15 mars do të shkruhet historia. Studentët, të cilët i kanë bllokuar fakultetet anembanë Serbisë, ndër të tjera, kërkojnë përgjegjësi penale dhe politike për vdekjen e 15 njerëzve nga shembja e një strehe në stacionin hekurudhor të Novi Sadit në nëntor të vitit të kaluar, raporton rtk.
Ndërkohë, presidenti i Serbisë, Vuçiq ka paralajmëruar për dhunë, si dhe ka kërcënuar me arrestime.
Ai ka mobilizuar mbështetësit e tij për të ngritur një kamp në qendër të qytetit.