Superliga e basketbollit vjen sot me duelin Vëllaznimi- Proton Cable Prizreni
Elita e basketbollit rikthehet sot me sfidën e parë të javës së tretë mes Vëllaznimit dhe Proton Cable Prizreni.
Kjo sfidë pritet të prodhojë duel interesant, pasi që të dy skuadrat kërkojnë fitoren e parë në këtë edicion, pasi e nisën me dy humbje.
Dueli mes gjakovarëve dhe prizrenasve starton në orën 19:00.
Ndërkaq, derbi i kësaj xhiro është ndërmjet Pejës dhe Trepçës, por kjo sfidë do të zhvillohet të enjten me pajtimin e dy klubeve. Ky është një ballafaqim mes kampionet dhe fitueses së Kupës dhe Superkupës së Kosovës, si dhe dy skuadrave me traditë në basketbollin e Kosovës. Po ashtu të dy skuadrat e kanë nisur kampionatin shumë mirë me dy fitore në dy ndeshje.
Sfidë shumë me interes është ajo ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Golden Eagle Yllit, ndeshje që luhet nesër mbrëma. Të dy skuadrat kërkojnë fitoren e dytë këtë edicion, sepse kanë nga një fitore e një humbje.
Të dielën do të ndeshen edhe Istogu me Bashkimin. Për istogasit kjo është hera e parë që luajnë në elitë dhe janë në kërkim të fitores së parë, kurse prizrenasit duan fitoren e tretë në tre ndeshje.
Superliga / Java e Tretë
Sot takohen:
19:00 Vëllaznimi – Proton Cable Prizreni
Nesër takohen:
17:00 Sigal Prishtina – Golden Eagle Ylli
19:00 Istogu – Bashkimi
Të enjten takohen:
18:00 Peja – Trepça