Shkeljet në trafik për një javë në rajonin e Gjilanit, shqiptohen rreth 2 mijë gjoba

Shkeljet në trafik për një javë në rajonin e Gjilanit, shqiptohen rreth 2 mijë gjoba

Policia rajonale e Gjilanit ka njoftuar se për një javë ka shqiptuar 1 mijë e 935 gjoba në trafik

Poashtu bëhet e ditur se nga 7 deri më 13 mars, në këtë rajon janë regjistruar 16 aksidente

Trafiku me dëme materiale,  kurse 14 të tjera me të lënduar, transmeton Klankosova.tv.

Poashtu, janë shqiptuar masa e ndalim drejtimit të mjeteve motorike për 23 ngasës.

“Me qëllim parandalimin e aksidenteve në trafik, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan apelon tek të gjithë ngasësit që të respektojnë dispozitat ligjore në trafik, uleni shpejtësinë, mos përdorini telefonin, vendosni rripin e sigurimit, keni kujdes ndaj këmbësorëve, këmbësorë përdorni vijat e bardha për kalimin e rrugës, mos e neglizhoni sinjalistikën rrugore dhe semaforët”.

“Siguria në rrugë është përgjegjësi e përbashkët. Ndihmoni në uljen e aksidenteve dhe ruajtjen e jetës!”, thuhet mes tjerash në njoftimin e policisë në këtë qytet.

Share This