Moti në Shqipëri

Moti në Shqipëri

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme për shkak të masave ajrore të lagështa me origjinë perëndimore.

Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe alternime të herëpashershme kthjellimesh. Vranësirat në zonën e veriut dhe qendër në pjesën e parë të ditës do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe në mënyrë lokale dhe në periudha afatshkurtra deri mesatar.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 5-12 m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era hera-herës bëhet intensive dhe shpejtësi 14-24 m/s shoqëruar me valëzim në dete të forcës 4-5 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 13/20 Re shi diell
Kukës 11/20 Re shi diell
Lezhë 12/22 Re shi diell
Dibër 10/21 Re shi diell
Durrës 12/25 Re shi diell
Tiranë 14/24 Re shi diell
Elbasan 13/25 Re shi diell
Berat 12/25 Re diell
Vlorë 14/25 Re diell
Korçë 10/19 Re diell
Gjirokastër 13/23 Re diell
Sarandë 11/23 Re diell
Share This