
Eriksen mbron Hojlund-in pas barazimit me Arsenalin
Mesfushori i Manchester United, Christian Eriksen, i ka dalë në mbrojtje sulmuesit Rasmus Hojlund pas barazimit 1-1 të së dielës kundër Arsenalit në ‘Old Trafford’.
Sulmuesi i ri danez ka qenë nën presion të madh javët e fundit për shkak të mungesës së golave.
Por Eriksen, në një deklaratë për “Sky Sports”, u shpreh i bindur se bashkëkombësi i tij do t’u kthehet golave.
“Jam shumë i sigurt se ai do të bëjë mirë. Ai është një djalë punëtor dhe ndihet i pakënaqur kur nuk shënon gola”, tha Eriksen.
“Por mund të përmendësh edhe dhjetë lojtarë të tjerë në skuadër që nuk shënojnë mjaftueshëm. Ai është një djalë i mirë, do t’u kthehet golave”, theksoi ai.
Hojlund zëvendësoi Eriksenin 14 minuta para fundit të ndeshjes kundër Arsenalit dhe pati dy raste të mira, por u bllokua nga mbrojtja e skuadrës mike.