
Dardanët nisin stërvitjet për ndeshjen me Ukrainën
Me mendje te ndeshja e së enjtes me Ukrainën, ka nisur të dielën grumbullimi i Kombëtares A të Kosovës në hendboll.
Nën urdhrat e selektorit Bujar Qerimi në stërvitjen e mbrëmjes ishin shumica e lojtarëve, ndërsa grupi pritet të kompletohet të hënën.
Stërvitja nuk ishte me ngarkesë të madhe për shkak të angazhimit të të gjithë lojtarëve në ditët e kaluara.
Tri ditët e ardhshme do të shfrytëzohen maksimalisht që të enjten nga ora 20:15, Kombëtarja të jetë në formën më të mirë të mundshme.
Ndeshja me Ukrainën zhvillohet në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, kurse djemtë tanë presin përkrahje të madhe nga tribunat për të realizuar së bashku synimin e madh.
Ndeshja i takon fazës së dytë të kualifikimeve për Euro 2026.