Superliga / Ferizaj i fortë për Suharekën

Superliga / Ferizaj i fortë për Suharekën

Ka përfunduar ndeshja e parë e javës së 23-të në Supelrigën e Kosovës në futboll.

Ferizaj ka arkëtuar tri pikët tejet të rëndësishme në garën për t’i ikur zonës së rrezikshme duke mundur Suharekën, me rezultat 3-1, të premten në Ferizaj.

Skuadra nikoqire është treguar ekip më i mirë se skuadra nga Suhareka, duke krijuar më shumë raste dhe duke shënuar tre gola.

Albion Kurtaj (1’), Edon Sadriu (45+1’) dhe Marko Musulin (85’), derisa golin e vetëm për Suharekën e realizoi Mevlan Zeka (76’) nga penalltia.

Pas kësaj fitore, Ferizaj ka 29 pikë dhe ngritet në pozitën e gjashtë, kurse, Suhareka ka tri pikë më pak në pozitën e shtatë.

Share This