Fundjavë e “nxehtë” në Superligë, spikat përballja Prishtina-Ballkani
Superliga e Kosovës në futboll, rikthehet këtë vikend me ndeshjet e javës së nëntë.
Kryendeshja e kësaj xhiro do të luhet të dielën në “Fadil Vokrri’, ku do të përballen Prishtina dhe Ballkani, skuadra këto që synojnë titullin e kampionit.
Përballja mes prishtinasve dhe suharekasëve, e cila do të luhet nën ndriçimin e reflektorëve, do të gjykohet nga arbitri Ilir Mehmeti.
Kjo xhiro do të startojnë të shtunën pasdite, ku do të ballafaqohen Gjilani-Dukagjini, Malisheva-Drita dhe Feronikeli ’74-Fushë Kosova, duel këto që pritet të prodhojnë sfida interesante.
Ndërkaq, të dielën krahas duelit Prishtina-Ballkani, do të luhet edhe përballja mes Llapit dhe Lirisë, ndeshje që do të zhvillohet në “Zahir Pajaziti”.
Superliga /Java e nëntë
Të shtunën takohen:
Gjilani-Dukagjini
Malisheva-Drita
Feronikeli ’74-Fushë Kosova
Të dielën takohen:
Llapi-Liria
Prishtina-Ballkani
Të gjitha ndeshjet fillojnë në orën 15:00, pëveç duelit Prishtina-Ballkani që luhet prej orës 20:00.