
Muani pëlqen Juvën, por nuk e përjashton mundësinë e rikthimit te PSG-ja
Sulmuesi francez Kolo Muani është i hapur për të qëndruar te Juventusi, por në të njëjtën kohë nuk e përjashton mundësinë e një rikthimi te Paris Saint-Germain, klubi që zotëron kartonin e tij.
Në një intervistë për ‘La Repubblica’, francezi foli për të ardhmen e tij.
“Nuk do ta quaja kapitull i mbyllur PSG-n, pasi që kam ende kontratë me ta”, tha Muani.
Por, ai e pranon së dëshira e tij është të vazhdojë aventurën tek Juventusi.
“Vullneti im është të luaj dhe të argëtohem. Por nëse gjërat vazhdojnë kështu, pse jo? Juventusi është klubi që më hapi dyert”, theksoi Muani.
E ardhmja e francezit mbetet ende e paqartë, por për momentin, ai është i fokusuar te Juventusi dhe te paraqitjet e tij në fushë.