
Përbërja e kuvendit: Si do të ndahen ulëset për deputetë?
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se procesi i votimit ka përfunduar.
Sipas rezultateve, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë e para si subjekt politik, duke marrë gjithsej 396 mijë vota, përfshirë ato të Kosovës, diasporës, votave me kusht, dhe atyre me nevoja të veçanta.
Pas Lëvizjes Vetëvendosje, renditen Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 196 mijë vota,.
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 171 mijë vota, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) me Nismën me 66 mijë vota, dhe pakicat tjera me 117 mijë vota, njofton Klankosova.tv.
Në përfundim të zgjedhjeve, ndarjet e ulëseve në Kuvendin e Kosovës janë si vijon:
Lëvizja Vetëvendosje do të ketë 48 ulëse, PDK do të ketë 24 ulëse, LDK do të ketë 20 ulëse, AAK dhe Nisma do të kenë 8 ulëse, Lista Serbe do të ketë 9 ulëse, dhe pakicat tjera do të kenë gjithsej 10 ulëse.