Elliott ‘shtang’ Parisin, fitojnë edhe Bayern Munich e Barcelona

Elliott ‘shtang’ Parisin, fitojnë edhe Bayern Munich e Barcelona

Kanë përfunduar tri ndeshjet e fundit të 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve.

Liverpooli ka triumfuar në udhëtim te PSG-ja, me rezultat 0-1, në ndeshjen e parë të kësaj fazë të garave në elitën e futbollit evropian.

Ndonëse, kampionët në fuqi të Francës gjatë terë ndeshjes ishin ekip dominues, krijuan më shumë raste, megjithatë, në finish të kësaj sfidë tejet interesante, ishte Elliott (87’) që shtangu ‘Parkun e Princave’, duke shënuar golin e fitores për Liverpoolin, skuadër kjo që bën hapin e madh në garën për të kaluar në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve.

Hap të madh në garën për të kaluar në rundin tjetër në Champions, ka bërë edhe Bayern Munich që mundi bindshëm Bayer Leverkusenin, me rezultat 3-0.

Harry Kane (9’, 75’) dhe Musiala (54’) u përkujdesën për fitoren e bavarezëve që bëjnë hapin gjigant drejt çerekfinaleve të ligës më të madhe evropiane.

Edhe Barcelona është në rrugë të mirë që të kalojë ë rundin tjetër të garave në këtë ligë pasi triumfojë sonte në udhëtim tek Benfica, me rezultat 0-1.

Katalanasit pavarësisht se luajtën me një lojtarë më pak në terren pas përjashtimit të Cubarsi (22’) me karton të kuq, ia dolën që me golin e Raphinha (61’) mposhtë skuadrën portugeze.

Share This