
11 vjet nga miqësorja historike Kosovë – Haiti
Federata e Futbollit të Kosovës sot ka kujtuar ndeshjen miqësore Kosovë – Haiti (0:0), e zhvilluar më 5 mars 2014 në stadiumin olimpik “Adem Jashari” në Mitrovicë. ️
Sipas FFK-së, kjo ndeshje, e cila u zhvillua nën patronatin e FIFA-s, hapi rrugën e ndërkombëtarizimit të futbollit kosovar!
“Që atëherë, futbolli ynë ka bërë hapa gjigantë përpara, si pjesë e UEFA-s dhe FIFA-s që nga maji i 2016-s, duke frymëzuar breza të rinj për të ndjekur ëndrrat e tyre. Një moment që ndryshoi gjithçka”, thuhet në njoftimin e FFK-së.