Haradinaj: Familja Jashari është zemër e qëndresës sonë

Haradinaj: Familja Jashari është zemër e qëndresës sonë

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka qëndruar në Prekaz me rastin e 27-vjetorit të Epopesë së UÇK-së.

“Te Prekazi i Komandantit Legjendar Adem Jashari, aty ku sakrifica arriti kulmin e saj; kujtojmë Epopenë e UÇK-së, të gdhendur përjetësisht në historinë e kombit shqiptar, me emrat e heronjve, dëshmorëve e martirëve të flijuar për liri”.

“Familja Jashari është zemër e qëndresës sonë e lufta e UÇK-së, vulë e përjetshme e krenarisë dhe arritjes më të madhe kombëtare. Lavdi të rënëve ndër breza! Lavdi luftës së UÇK-së!”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Share This