
Kurti nuk u paraqit në Prokurori, Oda Ekonomike Amerikane: Të gjithë duhet resepektuar ligjin
Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka theksuar se sundimi i ligjit është gurthemeli i qeverisjes demokratike, stabilitetit ekonomik dhe konfidencës së investitorëve.
Në një deklaratë të fundit, Oda ka nënvizuar rëndësinë e një sistemi gjyqësor të fortë dhe të pavarur, i cili është i lirë nga ndërhyrjet politike. Sipas Odes Ekonomike Amerikane një sistem i tillë është jetësor për sigurimin e integritetit institucional dhe besimin publik.
“Një sistem i fortë dhe i pavarur gjyqësor, i lirë nga ndërhyrja politike, është jetësor për sigurimin e integritetit institucional dhe besimit publik. Zbatimi konsistent dhe i paanshëm i normave juridike jo vetëm që mbron demokracinë, por gjithashtu promovon një mjedis të parashikueshëm afarist, të nevojshëm për rritjen e qëndrueshme ekonomike”, thuhet në njoftim.