Trump: Amerika është rikthyer

Trump: Amerika është rikthyer

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka mbajtur fjalimin në Kongres për herë të parë qëkur ka marrë detyrën në mandatin e dytë. Për Ukrainën ka thënë se është e gatshme t’i nisë negociatat, ndërsa ka folur edhe për urdhrat ekzekutivë që ka nënshkruar.

Presidenti amerikan Donald Trump ka mbajtur fjalimin e tij të parë në Kongres prej kur ka marrë detyrën si president në mandatin e dytë në janar.

Kemi arritur më shumë në këto 43 ditë sesa shumica e administratave që kanë arritur gjatë mandateve 4 ose 8 vjeçare, dhe sapo kemi filluar. Amerika është rikthyer, ka thënë ai. Sa i përket Ukrainës, Trump ka thënë se Ukraina është e gatshme t’i nis bisedimet për paqe, sa ma shpejt që është e mundur, ndërsa ka shenja të qarta se edhe Rusia është e gatshme për marrëveshje.

Trump e ka lexuar një letër të cilën ka thënë se e ka pranuar ngas presidenti ukrainas Volodimir Zelenski.

Deri sot, presidenti amerikan ka nënshkruar 76 urdhra ekzekutiv, disa nga të cilët urdhra po sfidohen në gjykata.

Fjalimi i presidentit Trump është ndërprerë nga zhurma e kongresmenëve democrat ndërsa kryetari i Dhomës ka dhënë urdhër për largimin e ligjvënësit democrat nga Teksasi Al Green.

Udhëheqësi amerikan renditi disa nga urdhrat ekzekutivë, mes tyre shpalljen e emergjencës kombëtare në kufirin jugor dhe vendosjen e ushtrisë amerikane dhe organeve të rendit për të patrulluar kufirin dhe “zmbrapsur pushtimin e vendit”, siç u shpreh ai.

Presidenti Trump gjithashtu tërhoqi Shtetet e Bashkuara nga ajo që ai e quajti Marrëveshja “e padrejtë” e Parisit për Klimën, Organizata “e korruptuar” Botërore e Shëndetësisë dhe këshilli “anti-amerikan” i OKB-së për të drejtat e njeriut.

Ndërkohë, sekretari britanik i mbrojtjes do të udhëton për në SHBA ku do të takohet me homologun e tij ndërsa pritet që Ukraina të jetë në majë të agjendës, raporton rrk.

Share This