LDK largon nga partia kryeshefin e Termokosit dhe asamblistin Vitija

LDK largon nga partia kryeshefin e Termokosit dhe asamblistin Vitija

Lidhja Demokratike e Kosovës e ka larguar nga partia kryeshefin e Termokosit, Fisnik Osmanin.

Njëjtë është vepruar edhe ndaj asamblistit të kuvendit komunal në Prishtinë, Milazim Vitija.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se vendimi është marrë për shkak të veprimeve të njëanshme që kanë ndërmarrë në “Termokos”.

Vitija ka qenë aksionar në ndërmarrje, ndërsa Osmani vazhdon të jetë kryeshef në ndërmarrje.

Share This