Yamal: S’jam lojtar që i shikoj statistikat, kam mësuar shumë nga Flick

Yamal: S’jam lojtar që i shikoj statistikat, kam mësuar shumë nga Flick

Lamine Yamal në një intervistë për faqen zyrtare të UEFA-s ka folur për karrierën e tij sportive.

Talenti i katalanasve bëri një zbulim befasues mbi qasjen e tij ndaj lojës.

“Unë mendoj se çelësi është të mendosh për veten, të përpiqesh të bësh më të mirën për ekipin tënde. Unë nuk jam një lojtar që i shikoj shumë statistikat, unë luaj për të shijuar, që njerëzit të kënaqen dhe padyshim të fitojmë”, tha ai.

“Nuk përqendrohem nëse dikush tjetër ka më shumë apo më pak se unë. Kur shikoj ndeshjen e një skuadre tjetër, dua ta shijoj, dua të shoh lojtarët që vijnë përballë tyre, sepse fundi ka të bëjë me kënaqësinë time, në mënyrë që njerëzit ta shijojnë”, theksoi Yamal.

Ai ka folur edhe për trajnerin Hansi Flick.

“Ai është një person shumë i sjellshëm, me të cilin mund të flasësh. Ai të pyet se si je, të mëson shumë dhe kam mësuar shumë prej tij. Kjo e bën atë të respektuar si trajner dhe si person. Ai është i rreptë, por në të njëjtën kohë di të kuptojë se çfarë bën në aspektin mbrojtës dhe çfarë duhet në një moment të caktuar për çdo lojtar. Ai na jep besim dhe na inkurajon të shijojmë lojën”, ka pohuar reprezentuesi i Spanjës.

Share This