
S’ka asnjë dyshim për të ardhmen e Vinicius
Vetëm pak orë pasi u shfaq në një konferencën për media dhe u tregua i gatshëm për të rinovuar kontratën e tij me Real Madridin, Vinicius Junior në një intervistë për ‘TNT Sports’, e ka bërë të qartë edhe një herë se ka vetëm një ide në mendjen e tij, vazhdimin e kontratës me klubin madrilen.
“Mendoj se së shpejti… E gjithë kjo (rinovimi) mund të përfundojë”, ka thënë ylli brazilian.
“Kam kontratë deri në vitin 2027, ka ende kohë, nuk kemi nevojë t’i bëjmë gjërat shpejt”.
“Presidenti më beson mua dhe unë i besoj atij. Unë i besoj të gjithëve në këtë klub, që më ndihmuan aq shumë të rritëm dhe bënë gjithçka për mua. Dhe unë jam këtu për të bërë gjithçka për ta”, tha Vinicius.