
Turpin do të ndajë drejtësinë në duelin Real Madrid-Atletico Madrid
Po afrojnë ndeshjet e 1/8-ve të finales së Ligës së Kampionëve dhe një ditë para ndeshjeve të para, UEFA ka shpallur zyrtarisht emrat e arbitrave për ndeshjet e planifikuara për të martën më 4 mars.
Në qendër të vëmendjes do të jetë derbi i Madridit, ku do të përballet Reali i Carlo Ancelottit me Atleticon e Diego Simeones. Në ‘Bernabeu’, drejtësi do të vendosë një francez, Clement Turpin.
Liga e Kampionëve do të startojë të martën në orën 18:45 me ndeshjen mes Club Brugge dhe Aston Villa, që i është besuar portugezit Joao Pedro Pinheiro.
Në orën 21:00 vëmendja do të zhvendoset te PSV-Arsenal, me spanjollin Jesus Gil Manzano të zgjedhur për të arbitruar ndeshjen në Eindhoven.
Një tjetër gjyqtar spanjoll u zgjodh për Borussia Dortmund-Lille: Jose Maria Sanchez Martinez.