
SHBA-ja thotë nuk do të ketë më ndihma për Ukrainën
Shtëpia e Bardhë ka bërë të ditur se nuk do të ketë më ndihma për Ukrainën. Sekretarja e shtypit e administratës Trump, Caroline Leavitt, ka deklaruar se SHBA-ja nuk do të ofrojë më ndihmë ushtarake për Ukrainën.
Eavitt ka theksuar për Fox News se tash për amerikanët prioritet janë negociatat për paqe në Ukrainë.
“Ne nuk do të vazhdojmë më të shkruajmë çeke të bardhë për një luftë në një vend shumë të largët pa një paqe reale dhe të qëndrueshme. Është e shkëlqyer që kamerat ishin duke regjistruar, sepse populli amerikan dhe i gjithë bota panë se me çfarë po përballet presidenti Trump dhe ekipi i tij pas dyerve të mbyllura në negociatat me ukrainasit”, ka deklaruar ajo.
Ky vendim erdhi pas polemikave gjatë vizitës së presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenskyt me homologun amerikan, Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë.