
Superliga rikthehet me disa duele të zjarrta
Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) të premten e ka publikuar orarin e ndeshjeve për javën e 22-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.
Kjo xhiro pritet të zhvillohet në tri ditë, duke filluar nga dita e shtunë me dy ndeshje, të diele dy të tjera dhe të hënën ndeshja e fundit.
Dy ndeshjet e para janë mes Suharekës e Gjilanit dhe Feronikeli ’74 e Dukagjini, të cilat do të luhen nesër nga ora 14:00.
Të dielën do të luhen dy ndeshjet tjera: Drita-Ferizaj dhe Malisheva-Ballkani.
Derbi mes Prishtinës dhe Llapit është caktuar të zhvillohet të hënën, ku kësaj radhe do të luhet nën dritën e reflektorëve nga ora 20:00.