Haxhiu: Kurti asnjëherë nuk ka refuzuar që të japë dëshminë e tij

Haxhiu: Kurti asnjëherë nuk ka refuzuar që të japë dëshminë e tij

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu sot në një konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës ka folur lidhur me kërkesën që Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) ka dorëzuar në Gjykatën Themelore që kryeministri Albin Kurti, të paraqitet në PSRK për të dhënë dëshminë në cilësinë e dëshmitarit lidhur me rastin e rezervave shtetërore.

Haxhiu para mediave tha se sa i përket thirrjes së Prokurorisë Speciale kryeministri Kurti asnjëherë nuk ka refuzuar kërkesën që të jap dëshminë e tij në raport me kërkesën që ka Prokuroria Speciale.

“Kryeministri Kurti i ka ftuar prokurorët që të vijnë në Zyrën e tij në kryeministri që të jap dëshminë e tij, por që prokuroria nuk duket që është e interesuar për ta marr dëshminë e kryeministrit Kurti sepse ka pas disa mundësi, disa data që ka propozuar kryeministrit Kurti dhe nuk ka ardhur për ta marr dëshminë”, tha ajo, raporton Telegrafi.

“Unë nuk e di se si saktësisht Prokuroria speciale i është referuar gjykatës…. Nëse prokuroria ka thënë që kryeministri nuk po pranon të jap dëshminë kjo është e pavërtetë, gënjeshtër sepse Kurti nuk ka refuzuar të jap dëshminë…”, tha ajo.

Share This