Tara: Nuk i besoj kësaj gjykate dhe nuk flas asgjë

Tara: Nuk i besoj kësaj gjykate dhe nuk flas asgjë

Ismet Tara kërkoi që t’i paraqitet në Hagë një dokument ku ai kishte ngreh shqetësime lidhur me dëshminë e tijen 2019-ën për ZPS-në.

Por, duke insistuar në pyetjet e saj, prokurorja Vega Iodice i prezantoi një dokument që pretendohet se dëshmitari e kishte dhënë me 2001-ën për EULEX-in.

“Do iu tregohet në ekran dokumenti. A është ky dokumenti për të cilin e kishit fjalën ju. Ky është një shënim… dëgjoni pyetjen time, do iu jepet mundësia kur të iu përgjigjeni pyetjes sime. Ky është një shënim i një takimi që keni pasur me një përfaqësues të UNMIK-ut në vitin 2001, a ju kujtohet që keni pasur me një përfaqësues të UNMIK-ut?”, tha prokurorja.

Si rrjedhojë, dëshmitari tha se nuk i beson kësaj gjykate dhe tha se nuk do të flas asgjë, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Nuk i besoj asgjë kësaj gjykate. Nuk është dokument që unë kërkoj, ma keni ndërruar dokumentin. Dokumenti nuk është që unë  kam lexu. Dokumenti është nënshkruar prej intervistesuve të mijë me 2019-ën pa dijeninë time, pa nënshkrimin tim, pa më njoftuar dokumentin. Keni provuar ju ta ndryshoni. Ky nuk është dokumenti që unë kërkoj. Prej tash nuk i besoj asgjë kësaj gjykate dhe nuk flas asgjë”, tha ai.

Fillimisht dëshmitari tha se fillimisht duhet të i paraqitet ai dokument atij pastaj ai do të përgjigjet.

“Dua t’i jep shqetësimet e mija dhe dua të njoftojë ashtu siç e kam njoftuar prokurën e cila ka ndërhyrë që gjoja unë e kam ndryshuar vetveten gjatë bisedës me prokuroren time gjatë marrjes ose në përpunimin ose përgatitjes sime në seancë. Këtë shqetësim ia kam paraqitur prokurores sime por edhe anëtarëve të sigurimit tim fizik. Mos me mundoni. Të kaloj dokumenti dhe unë do iu përgjigjem”, tha ai

Me urdhër të kryegjyqtarit prokurorja vazhdoi pyetjet për dëshmitarin Ismet Tarën për çka dëshmitari tha se “Mos bëjë pyetje”.

Prokurorja i tha që sa më shpejtë përgjigjesh, aq më shpejtë do ua tregojë dokumentin duke shtuar se fillimisht duhet të përfundojnë këtë temë pyetjesh dhe disa tema të tjera.

“Dua shqyrtimin tim në atë dokument dhe pastaj do iu përgjigjem pyetjeve shumë më lehtë dhe qartësisht”, tha ai.

Një numër provizor iu dha një dokument ku dëshmitari kishte thënë se Sulltani se ka ditur se kush është por që shkurtesa “Syla” ka qenë për Sylejman Selimin. Ky dokument u pranua pa përgjigjen e dëshmitarit pasi ai tha “Nuk flas”.

Pas insistimit të dëshmitarit, kryegjyqtari i tha atij se Prokurorja do ia paraqes dokumentin.

Share This