Lumir Abdixhiku uron Friedrich Merz për fitoren: Një dritare e re për Republikën tonë

Lumir Abdixhiku uron Friedrich Merz për fitoren: Një dritare e re për Republikën tonë

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka uruar Friedrich Merz nga CDU për fitoren e zgjedhjeve në Gjermani, raporton Gazeta Blic.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se fitorja e Merz është shpresë dhe dritare e re për Republikën e Kosovës.

Postimi i tij i plotë:

Ditë e rëndësishme për Gjerman

inë ; mundësi e re për Kosovën. Fitorja e Friedrich Merz dhe e CDU-së, është një dritare e re për Republikën tonë.

Kam përcjellë që sonte urimet për z. Merz dhe miqtë tanë në CDU. Në çdo takim të deritanishëm me kancelarin e ardhshëm gjerman, kam marrë gjithmonë mbështetje për Republikën tonë, për Lidhjen Demokratike të Kosovës. Ai i njeh mirë rrugëtimet tona, ai i mbështetë mirë qëllimet tona.

Fitorja e CDU-së, si fuqizim i së djathtës evropiane, mbetet shpresë për vendin tonë!

Herzlichen Glückwunsch CDU!

Share This