
Superliga vjen sot me dy sfida interesante
Elita e futbollit tonë, vazhdon sot me dy ndeshjet e fundit të javës së 21-të.
Dukagjini para tifozëve të saj sfidon Gjilanin, në një duel ku pikët janë tejet të rëndësishme për të dy skuadrat.
Ndërkaq, në ndeshjen tjetër përballen Ferizaj dhe Prishtina, një tjetër ndeshje e rëndësishme për të dy skuadrat.
Superliga /Java e 21-të
Sot takohen:
Dukagjini-Gjilani
Ferizaj-Prishtina
Të dyja ndeshjet fillojnë në orën 13:00.