
Tërhiqet shorti i Europa League: Duele interesante
Pas shotit në Ligën e Kampionëve, të premten në Nyon të Zvicrës është tërhequr edhe shorti për 1/8 e finales në Europa League.
Rundin i ardhshëm i garës së dytë më të madhe në Evropë, do të sjellë disa duele tejet interesante, ku spikasin duelet Roma-Athletic Bilbao, Fenerbahce-Rangers dhe Real Sociedad-Manchester United.
Këto janë çiftet e 1/8 së finales në Europa League
Bodo Glimt-Olympiacos
Fenerbahce-Rangers
Ajax-Frankfurt
AZ Alkmar-Tottenham
Real Sociedad-Man United
FCSB-Lyon
Roma-Bilbao
Viktoria Plzen-Lazio