Sot shorti i Champions-it

Sot shorti i Champions-it

Sot në Nyon të Zvicrës do të bëhet tërheqja e shortit për fazën e 1/8-tës në Ligën e Kampionëve, event ky që do të transmetohet drejtpërdrejt në Radio Televizionin e Kosovës.

Pas fazës së Play-Off-it, tashmë elita e futbollit evropian futët në fazën më të ‘nxehtë’.

Në raundin e 1/8-tës do të luajnë klube si Club Brugge, Bayern Munich, Benfica, Feyenoord, Borussia Dortmund, Paris Saint-Germain, PSV Eindhoven dhe Real Madrid, Liverpoolit, Barcelonës, ​​Arsenalit, Interit, Atletico Madridit, Bayer Leverkusen, Lille dhe Aston Villa.

Tërheqja e shortit do të fillojë në orën 12:00.

Share This