Gianluca Mancini: Jam i lumtur te Roma, e dua këtë vend

Gianluca Mancini: Jam i lumtur te Roma, e dua këtë vend

Në konferencën për shtyp para ndeshjes Roma-Porto, mbrojtësi Gianluca Mancini, ka folur jo vetëm për sfidën e radhës, por edhe për të ardhmen e tij në kryeqytet.

“A e shoh veten këtu për gjithë karrierën time? Këtë vit kemi një grup të bashkuar, një familje të vërtetë, që nuk është prishur kurrë. Kjo nuk ndodhte prej kohësh. Jam i lumtur këtu në Romë, e dua këtë vend dhe nuk mendoj për asgjë tjetër. Jam i përqendruar te ekipi dhe e ardhmja nuk më shqetëson,” – u shpreh Mancini.

Roma nesër do të përballet me Porton në një ndeshje të rëndësishme, ku ekipi i drejtuar nga Ranieri synon një rezultat pozitiv për të kaluar në rundin tjetër të Europa League.

Share This