
Fitorja ndaj Feyenoordit vlen 11 milionë euro
Kardinale i ka dhënë ultimatum Milanit. Skuadra e Conseisaos duhet të kalojë Feyenoordin dhe të kualifikohet në fazën e 16-shes së Champions League.
Padroni i Milanit kërkon paratë që vijnë nga kjo veprimtari, pasi çdo kualifikim siguron të ardhura të majme për arkat e klubit. Nëse Milani kalon play-off-in, në arkat e klubit kuqezi kalojnë plot 11 milionë euro.
Çështja e para për Milanin vazhdon të jetë shumë e rëndësishme. Duke u kualifikuar në 1/8 e Champions League, Milani do të kompensonte financiarisht, gabimin e bërë në ditën e fundit të fazës së grupeve kur u mund nga Dinamo e Zagrebit, duke dalë nga tetë të parët e kualifikuar direkt. E fitorja ndaj Feyenoordit do t’i sillte klubit edhe 11 milionët që UEFA garanton për ata që kalojnë play-off-in.
Kjo shumë do t’i shtohej 61.3 milionëve që janë dhënë tashmë nga Nyon, për klubin e rrugës Aldo Rossi pas tetë ndeshjeve të para si tarifë e rrugëtimit të deritanishëm në Champions League. E megjithatë, përveç përfitimit financiar, për klubin është shumë e rëndësishme përmbysja e rezultatit në Holandë dhe rikthimi në raundin e 16-tëshes, pasi dështimit të këtij misioni në sezonin e kaluar.
Kuqezinjtë e kanë në ADN-në e tyre aventurën evropiane dhe kundër Feyenoord-it është koha për ta demonstruar këtë. Ndaj padroni Cardinale, i cili do ta shohë sfidën e së martës nga Shtetet e Bashkuara, ditët e fundit ka qenë në kontakt me Ibrahimovic dhe drejtuesit e tjerë. Ai shpreson për një tjetër gëzim në këtë 2025 që nisi me fitimin e superkupës së Italisë. E për të realizuar këtë ai jo më kot bëri shpenzime të mëdha gjatë merkatos së dimrit.
Tifozët me të drejtë mendojnë për kupat e fituara dhe ëndrra është të përditësojnë numrin e trofe të Champions League të fituara deri tani që janë 7. Ndaj ndeshja e së martës, kundër Feyenoordit ka jo vetëm rëndësi prestigji, renditje në UEFA, por edhe arsye financiare. Bëhet fjalë për një merkato gjithnjë e më globale, Milan-Feyenoord shkon përtej kalimit “të thjeshtë” në raundin tjetër.