Kurti: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Kurti: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Kryeministri në detyrë, njëheresh dhe kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti tha se sipas rezultateve preliminare, pa votat me kusht dhe ato të mërgatës, VV-ja prin në 21 komuna.

Në një postim në Facebook, Kurti thotë se puna e qeverisë së re do të vazhdojë sapo të çertifikohen rezultatet.

“Fitore e padiskutueshme, me vota cep më cep. Në 21 komuna prijmë si fitues, sipas rezultateve preliminare, pa votat me kusht dhe ato të mërgatës. Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin, dhe puna e qeverisë së re vazhdon sapo të çertifikohen rezultatet”, ka shkruar Kurti.

Deri në certifikimin e rezultateve, Kurtit tha se LVV do të kujdeset për ruajtjen e secilës votë të besuar nga qytetarët.

Share This