
Reali dhe Atletico Madrid ndajnë pikët në kryederbin spanjoll
Real Madrid dhe Atletico Madrid kanë ndarë pikët duke luajtur baras 1-1, të shtunën mbrëma në ‘Bernabeu’ në kuadër të elitës së futbollit spanjoll.
Dueli mes dy rivalëve të mëdhenj madrilen, ka prodhuar një sfidë tejet interesante, anipse kjo ndeshje dhurojë vetëm dy gola.
Ishte skuadra e Diego Simeones që kalojë në epërsi përmes Alvarez (35’), i cili shënoi nga pika e bardhë.
Në fraksionin e dytë të këtij derbi, ‘Los Blancos’ bëri presion më të madh drejt portës kundërshtare, duke krijuar disa raste mjaft të mira dhe duke shënuar golin e barazimit me anë të Mbappe-s (50’).
Pas këtij barazimi, Reali kryeson tabelën me 50 pikë, një më shumë së Atletico Madrid.