
Kane: Jam shumë i lumtur te Bayerni, nuk dua të flas për klauzolën
Tregu nuk ndalet kurrë. Edhe pse sesioni dimëror i transferimeve është mbyllur, zërat rreth një klauzole në kontratën e Harry Kane vazhdojnë të rriten.
Pas fitores 3-0 të Bayern Munich ndaj Werder Bremen, sulmuesit anglez ka folur shkurtër rreth këtyre spekulimeve.
“Nuk dua të flas për klauzolën. Ajo që mund të them është se jam shumë i lumtur te Bayern Munich”, tha Kane.
‘Bavarezët’ kryesojnë tabelën në elitën gjermane me 9 pikë avantazh ndaj Bayer Leverkusen, që ka një ndeshje më pak.