Britania emëron Karen Pierce emisare të posaçme për Ballkanin Perëndimor

Britania emëron Karen Pierce emisare të posaçme për Ballkanin Perëndimor

Britani e Madhe ka emëruar Karen Pierce si të dërguar të posaçme për Ballkanin Perëndimor.

Kështu ka bërë të ditur Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë.

Britania e Madhe thotë se Karen Pierce është e përkushtuar për të forcuar partneritetet tona në Ballkanin Perëndimor, për të forcuar sigurinë evropiane dhe për të trajtuar problemin e përbashkët të migrimit të parregullt.

Karen Pierce, një nga diplomatet më me përvojë, është emëruar e dërguara speciale  e Britanisë së Madhe në Ballkanin Perëndimor, e ngarkuar për të çuar përpara objektivat strategjike të Britanisë së Madhe në të gjithë rajonin… ”, thuhet në njoftimin e ambasadës britanike.

Share This