Guardiola heq nga lista supertalentin për sfidat e Champions-it

Guardiola heq nga lista supertalentin për sfidat e Champions-it

Manchester City, që do të përballet me Real Madridin në Ligën e Kampionëve të martën për fazën e playoff-it, është detyruar të bëjë një zgjedhje të vështirë në listën e tyre për sfidat evropiane.

Megjithëse “Qytetarët” bënë katër përforcime gjatë afatit kalimtar të dimrit, rregullat e UEFA-s i detyruan të përjashtonin një nga blerjet e reja nga lista e lojtarëve të regjistruar për garat evropiane.

Përzgjedhja përfundimtare e Pe Guardiolës nuk përfshiu qendërmbrojtësin brazilian Vitor Reis, 19-vjeçari, i cili u transferua nga Palmeiras.

Edhe pse ai konsiderohet një talent premtues, Guardiola ka vendosur të përfshijë mesfushorin spanjoll Rodri, duke e parë atë si një lojtar kyç për fazat e mëvonshme të garës në Ligën e Kampionëve.

Ky vendim tregon qartë prioritetet e City-t për këtë sezon, duke u fokusuar te lojtarët me më shumë përvojë në ndeshjet e rëndësishme të garës më të madhe në Evropë.

Share This