Abraham pas dygolëshit ndaj Romës: Milani është gati për ndeshjen e radhës

Abraham pas dygolëshit ndaj Romës: Milani është gati për ndeshjen e radhës

Sulmuesi anglez i Milanit, Tammy Abraham, është shprehur i lumtur me fitoren kundër Romës.

‘Rossonerët’ të mërkurën mbrëma mundën ‘romakët’ me rezultat 3-1, duke u kualifikuar në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë.

Abraham, i cili shënoi dy gola në këtë fitore, thotë se skuadra e tij e ka merituar plotësisht suksesin.

Sulmuesi anglez thekson se Milani është gati për sfidën e radhës.

“Jam i lumtur me fitoren, e merituam plotësisht, por tani duhet të rikuperohemi, të pushojmë dhe të jemi gati për ndeshjen tjetër”, ka thënë ai.

“Ky është futbolli. Bëmë një ndeshje shumë të mirë dhe jam i lumtur me fitoren”, ka theksuar Abraham.

Share This