
Milani në gjysmëfinale, mposht Romën, Felix debuton me gol
Milan është kualifikuar në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë, pasi mundi Romën, me rezultat 3-1, të mërkurën në ‘San Siro’.
Dueli mes këtyre dy skuadrave të njohura italiane, ka dhuruar një sfidë interesante, me raste të shumta dhe katër gola të shënuara.
Njeriu me meritor për fitoren e skuadrës angleze ishte sulmuesi anglez Abraham, i cili shënoi dygolësh në minutën e 17-të dhe 43-të, derisa një gol për milanistët e realizoi transferimi i ri Joao Felix, i cili debutoi në mënyrën më të mirë të mundshme tek kuqezinjtë.
Golin e vetëm për ‘romakët’ shënoi Dovybyk (56’). Roma realizoi edhe një gol, por që u anulua pas rishikimit nga VAR.
Milan kalon në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë, kurse, Roma këtu e mbyll aventurën për këtë sezon në garën e dytë më të rëndësishme në Itali.