
Etna Rexhepi dëshmon talentin e saj edhe në Kroaci!
Etna Rexhepi, basketbollistja e talentuar nga Kosova, po kalon një eksperiencë të jashtëzakonshme me ekipin FSV Rijeka W në Kroaci.
Përkundër sfidave të para, ajo ka arritur të ambientohet dhe të zhvillohet si lojtare, duke treguar përkushtim dhe punë të palodhur.
Etna ka një mesazh motivues për të gjitha basketbollistet e reja.
“Gjithçka është e mundur nëse punoni me përkushtim! Loja këtu është më e shpejtë dhe me më shumë shikueshmëri, ndaj mos ndalni kurrë së ndjekuri ëndrrat tuaja”, ka thënë Rexhepi.
Karriera e saj vazhdon të jetë një inspirim për të gjitha vajzat që synojnë të arrijnë majat në basketbollin ndërkombëtar!