
Moti në Shqipëri
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e martë vendi ynë ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.
Moti parashikohet me alternime kthjellimesh e vranësirash kryesisht në jug, të cilat nga orët e mesditës parashikohen të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët e lokalisht mesatar kryesisht në qarkun e Vlorës dhe të Gjirokastrës. Në mbrëmje pritet ndërprerja e tyre graduale.
Era me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 10m/sek, ndërsa në lugina dhe bregdet, kryesisht në atë jugperëndimore deri në 16m/sek shoqëruar me dallgëzim në dete 3ballë.
Prezencë e mjegullës së dendur, mjegullinës përgjatë zonave luginore.
Temperaturat parashikohen:
QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
Shkodër | 5/14 | Diell re |
Kukës | 0/4 | Diell re |
Lezhë | 7/14 | Diell re |
Dibër | -1/7 | Diell re |
Durrës | 5/17 | Diell re |
Tiranë | 6/17 | Diell re |
Elbasan | 4/16 | Diell re |
Berat | 6/14 | Diell re |
Vlorë | 8/14 | Diell re shi |
Korçë | 0/8 | Diell re |
Gjirokastër | 4/13 | Diell re shi |
Sarandë | 7/14 | Diell re shi |