Moti sot, me diell dhe vranësia te shpërndara

Moti sot, me diell dhe vranësia te shpërndara

Mbi vendin tonë sot do të mbajë mot me diell dhe vranësia te shpërndara. Gjatë ditës do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i jugperëndimit.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vlerat e temperaturave minimale do të lëvizin ndërmjet -5 deri në -3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3 deri në 6 gradë Celsius, raporton RTKlive.

Kjo javë karakterizohet me mot relativisht të ftohtë. Në orët e mëngjesit, temperaturat do të jenë të ulëta, me prani të ngricave dhe mjegullës në shumë zona.

“Duke pasur parasysh prezencën e mjegullës, qytetarët këshillohen të shmangin daljet e panevojshme, veçanërisht në orët e para të ditës dhe gjatë mbrëmjes, pasi cilësia e ajrit mund të jetë e dobët”, thuhet pos tjerash në njoftimin e IHMK-së.

Share This