Abdixhiku nga Lipjani: Kryengritja e djathtë kombëtare është në hovin më të madh të saj

Abdixhiku nga Lipjani: Kryengritja e djathtë kombëtare është në hovin më të madh të saj

Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, shprehu mirënjohje dhe emocion pas tubimit të mbajtur në Lipjan, duke e cilësuar atë si një moment historik për partinë dhe për Kosovën.

Ai vlerësoi entuziazmin e qytetarëve, duke theksuar se ky tubim shënon një hap të rëndësishëm drejt fitores së madhe të LDK-së. Sipas tij, bashkëpunimi me qytetarët është çelësi për të ndërtuar një të ardhme më të mirë dhe për ta çuar Kosovën drejt normalizimit dhe zhvillimit.

Abdixhiku theksoi besimin e tij se bashkë me qytetarët, ata do të krijojnë një të ardhme të bukur për vendin dhe se e ardhmja është plot shpresë për një Kosovë të normalizuar.

Postimi i plotë:

Disa momente nuk përshkruhen; thjesht përjetohen. Lipjani na dha një moment të tillë.

Do ta shikojmë pastaj këtë ditë e tubim, si rikujtim i një vule të fitores së madhe. Sepse kryengritja e djathtë kombëtare është në hovin më të madh të saj!

Imri, kampion, faleminderit!

I lumtur – çfarë kemi arritur. I ngazëllyer – çfarë na pret. Republika e Kosovës ka një të ardhme të bukur përpara. Prandaj, s’dua as të mbes në moçalin e pështymave, e s’kam fjalë urrejtëse për kundërshtarë. Jam këtu të them se po, unë dhe ju, ne të gjithë bashkë, kemi me ia dalë në bërjen e këtij vendi normal!

Ju faleminderit Lipjan!

Imri dhe kandidatët tanë, Lulzim, Anila, Shkëlzen, Rasim e Ardian, suksese!

Share This